Jepet leja për fillimin e ndërtimit të pikës kufitare Cem i Trieshit – Grabom

Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit ka lëshuar lejen Ministrisë së Punëve të Brenshme për ndërtimin e pikës kufitare Cemi i Trieshit – Grabom. Fjala është për kalimin kufitarë të ri mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, i cili do të ndërtohet në përputhje me Planin Hapësinor deri në vitin 2020.

Marrëveshja për përcaktimin e kalimit të përbashkët kufitar Cemi i Trieshit – Grabom ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, është nënshkruar në Podgoricë më 25 janar në vitin 2012.

Pika kufitare financohet nga BE-ja, dhe nuk dihet vlera e saktë e punës ndërtimore, flitet që BE-ja ka dhënë 1 milion euro për ndërtimin e kësaj pike kufitare nga 500,000 euro për secilin vend.

Me hapjen e pikës kufitare të përbashkët Cem i Trieshit – Grabom, qytetarëve të Plavë-Gucisë rruga për në Podgoricë përmes territorit shqiptar do t’u shkurtohet nga 220 km në vetëm 73 km. Fjala është për rrugën Plavë – Guci – Vermosh – Tamarë – Dinoshë – Podoricë./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!