”Shqiptarët e Vëndosur” kërkojnë të drejtojnë edhe NP ”Të mirat detare”

Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” Forca-UDSH-ASH janë të interesuar që kuadrot e tyre të menaxhojnë ndërmarrjen publike ‘Të mirat detare’,  jozyrtarisht meson e përditshmja Dan.

Poashtu ”Shqiptarët të Vëndosur” jan të interesuar për Drejtorinë për diasporë, por që te dyja kërkohen edhe nga Partia Boshnjake.

Sipas të dhënave të  siguruara nga Dan, ende nuk është zgjidhur se kush do të jetë në krye të Drejtorisë së Diasporës si dhe nëse kjo të jetë një drejtori  të veçantë, e ndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Gjithashtu, nuk është zgjidhur ende konkretisht se kush do të jetë ndihmës ministër i punëve të brendshme, që gjithashtu kërkohet nga partitë e pakicave./Malësia.ME/

Drejtoria për diasporë ”Shqiptarve të Vëndosur” apo Partisë Boshnjake?

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!