Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) qëndron pas marrëveshjes të arritur me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) për formimin e pushtetit në Tuz, si pas të cilës atyre u takon kryetari i Kuvendit.
“Ndigjohen biseda të ndryshme në lidhje me mundësitë e ndarjes së funksioneve, edhe pse ne kemi pas rënë dakord me DPS, se neve na takonë vendi i Kryetarit të Kuvendit të Tuzit. Tani edhe subjekte tjera politike janë të interesuar për këtë funksion dhe tashmë kërkojnë nga ne që këtë vend t’ia lëshojmë dikujt tjetër “, tha për CdM Fadil Kajoshaj.
Ai në veçanti theksoi se UDSH ka marrë qëndrimin se nuk heqin dorë për asgjë nga vendi i kryetarit të Kuvendit me çmim edhe mos të jenë pjesë e pushtetit të ardhshëm në Tuz.
“Nëse dikush nuk është mirënjohës dhe nuk din të vlerësojë UDSH-në, se çka ka bërë për këtë shtet dhe për këtë qeveri kryesisht duke munduar për interesë të shqiptarëve në Mal të Zi, kjo është gjëja e tyre”, tha Kajoshaj.
Sipas tij, në momentet më të vështira dhe më të rëndësishme për këtë vend, ata ishin të vetmit aty nga partitë e pakicave.”Ne ishim të vetmit aty që e ndihmuam këtë shtetë për të marrë vlerësim pozitiv nga Bashkimi Evropian”, përfundoi Kajoshaj.