Paketa e katërt e masave: Për të papunësuarit 100 €, pensionistët 50 €

Paketa e katërt e masave ndihmëse e Qeverisë së Malit të Zi me vlerë rreth 163.4 milion euro, duhet të miratohet në seancën e saj të Enjten.

Paketa e masave do të ndahet në katër segmente. Në segmentin e para, parashihet përfitimi i njëhershëm prej 100 eurosh për personat pa punë që ishin të regjistruar në Entin për Punsim (ZZZCG) deri në fund të vitit të kaluar.

“Për përdoruesit e sigurisë materiale përcaktohet një përfitim financiar i njëhershëm në vlerë prej 50 euro për familje me një ose dy anëtarë dhe 100 euro për familje me tre e më shumë anëtarë.

Për të gjithë pensionistët që marrin pensione në Mal të Zi, dhe vlera e të cilëve është më e vogël se shuma e pagës minimale (222 euro), do të ndahen nga 50 euro ndihmë financiare. Për përdoruesit e të drejtës me aftësi të kufizuara, përmes Qendrës për Punë Sociale, do të ndahen 50 euro ndihmë financiare të njëhershme.

Segmenti i dytë i paketës së katërt të ndihmës është mbështetja për ekonominë, segmenti i tretë janë masa shtesë për mbështetjen e turizmit dhe segmenti i katërt janë masat shtesë për mbështetjen për bujqësinë.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!