Fronti për qeveri teknike – me pakicat

Fronti Demokratik (DF) është i kënaqur që qeveria e Zdravko Krivokapiq do të përfundojë mandatin e saj, por këmbëngulin që zgjidhja për kabinetin e ri të kërkohet brenda shumicë aktuale parlamentare – e cila do të forcohej me mbështetjen e partive të pakicave.

Ajo do të ishte qeveria teknike, për të cilën duhet kërkuar mbështetja edhe nga Demokratët, shkruan Vijesti.

Këtë mbrëmë ia kanë bërë të ditur krerët e FD-së, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, zëvendëskryeministrit dhe kreut të LQ URA, Dritan Abazoviqit.

“Mandiq dhe Knezheviq i kërkuan Abazoviqit që të respektojë vullnetin elektoral të shprehur në zgjedhjet e 30 gushtit dhe se vetëm brenda shumicës aktuale parlamentare mund të kërkohet një zgjidhje e re e qëndrueshme”. Ata gjithashtu i bënë të ditur Abazoviqit se do të votojnë për shakrkimin e tij, të iniciuar nga Krivokapiqi.

Shperndaje