Kosovë: Maxhoranca votoi Thaçin President, opozita përleshet me policinë (Video)

Ish Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u zgjodh president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta.

Nën masa të rrepta të sigurimit për brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit, përherë të parë Kosova shpalli një president në tension.

Votimi i raundit të fundit tregoi se 71 vota ishin pro zgjedhjes së tij, asnjë votë në favor të kandidatit tjetër, Rafet Rama, ndërsa 10 vota u shpallën të pavlefshme, votat e listes serbe ishin vendimtare.Thaçi do të marri pozitën e shefit të shtetit me datë 7 prill, një datë pasi t’i përfundoj mandati presidentes aktualem Atifete Jahjaga.

Pasi shteroi të gjitha mjetet për të ndalur procesin e zgjedhjes së Hashim Thaçit si President të Republikës së Kosovës brenda sallës së Kuvendit, opozita e Kosovës dhe mbështetësit e saj filluan përleshjen me forcat e policisë rreth godinës së parlamentit por pa mundur të ndalojnë zgjedhjen e Thaçit President.

Thaçi: Besimin që ma dhatë do t’ua kthej për ndërtimin e Kosovës evropiane

Presidenti i sapo zgjedhur Hashim Thaçi ka falënderuar të gjithë deputetët që ia dhanë besimin.

“Falënderoj të gjithë deputetët që më dhanë një besim dhe detyrë më tepër për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi.Ai ka falënderuar edhe ambasadorët e Kosovës që kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në sallë.Thaçi veçanërisht ka falënderuar deputetët e PDK-së, LDK-së, Listës serbe dhe të gjithë deputetët që ia dhanë votën.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se votimi i sotëm i të ashtuquajturit Hashim Thaçi-president, është lajmi më e keq që ka mundur t’i vijë Kosovës në një ditë si kjo.

Edi Rama uron Thaçin

Pas zgjedhjes së tij për president të Kosovës, Hashim Thaçi është uruar edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Urime Zoti President! Kam bindjen do te jesh ne lartesine e detyres e uroj suksesi i pare te jete tejkalimi i krizes ‪#‎KosovesiDuhenTeGjithe‬”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!