Në Mal të Zi arrestohen dy Shqiptar me 28 kg heroinë, vlera 2 milionë €

Policia malazeze dhe oficerët doganor kan konfiskuar rreth 28 kilogram heroinë në vendkalimin kufitar Debeli Brijeg. Sipas njoftimit nga Policia, ky është një konfiskimi rekord i heroinës në Mal të Zi, vlera e të cilit në treg është rreth dy milionë euro.

Të arrestuarit janë dy shtetas shqiptarë E.A (36) dhe A.M (29), qëllimi i tyre ishte të transportonin heroinën drejt BE dhe supozohet se bëhet fjalë për një heroinë me përqindje të lartë të pastërtisë./Malësia.ME/

Shperndaje