Gegaj: Antarësimi në NATO, garanci e sigurisë

nikola-gegajPër Malin e Zi, është shumë e rëndësishme që të bëhet anëtare e NATO-s. Anëtarësimi në NATO është e vetmja garanci afatgjate e sigurisë dhe parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Malit të Zi, tha funksioneri i PDS-së Nikollë Gegaj për portalin Kodex.

Ai pohon se është i njohur fakti se asnjë shtetë i ish-bllokut lindor nuk ka realizuat ëndrrën e antarsimit në BE pa qënë para kësaj e përfshirë në NATO.

“Vendet që kanë një numër të vogël të banorëve nga natyra nuk e kanë atë forcë politike të cilën e kanë vendet me demokraci të fortë, dhe për Malin e Zi si një shtet i vogël, faktori i jashtëm është i rëndësishëm në formësimin e politikës.Të gjitha vendet kyçe që janë të rëndësishme për Malin e Zi, me përjashtim të Rusisë, rekomandojnë që Mali i Zi të bëhet anëtare e NATOS-s, është i qartë Gegaj.

Pasi që NATO, mes tjerash, është edhe komunitet i vlerave, të cilës i përkasin vendet më të zhvilluara të botës, atëherë, sigurisht që është në interes të vendit tonë që të jetë pjesë e një aleancë të tillë.

Zgjedhja racionale e një shteti të vogël në Ballkan, është që të jetë anëtare e sistemit të sigurisë kolektive që do ti garantojë sigurinë dhe integritetin territorial të saj, në mënyrë që ti përkushtohet zhvillimit më dinamik të ekonimisë.

Anëtarësimi në NATO ka edhe sinergji të fortë me përgatitjet për integrimet evropiane, sepse këto dy procese janë komplementare, ato bashkëveprojnë, janë reciprokisht të varura. Gjithashtu, antarësimi në NATO është një mundësi për të shfrytëzuar kapacitetet dhe burimet që ofrohen, sepse Mali i Zi si shtet me një buxhet modest, vetëm në kuadër të NATO-s mundet në mënyrë efikase ti përgjigjet sfidave dhe kërcënimeve, tha Gegaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!