Gegaj: Miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, Kosovës i hap rrugën drejt BE-së

Zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve Nikollë Gegaj tha se çdo vonesë e miratimin të marrëveshjes së demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi është e dëmshme për kredibilitetin e përgjithshme të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

“Unë jam i sigurt se institucionet e Kosovës kanë kapacitet të mjaftueshëm demokratik për të marrë vendime të cilat vetëm do ta përforcojnë shtetin në të gjitha fushat. Pres që marrëveshja e demarkacionit të kufirit të verifikohet në parlamentin e Kosovës të mërkurën, pasi qytetarët e këtij vendi presin me padurim. Kjo do të zhbllokojë rrugën e Kosovës drejt BE-së, dhe liberalizojë regjimin e vizave dhe shumë gjëra tjera të cilar do të forcojnë pavarësinë e shtetit, “tha Gegaj në një deklaratë për CdM.

Ai përshëndeti edhe konsensusin e arritur për këtë çështje mes subjekteve më të fuqishme politike në Kosovë  dhe pret që marrëveshja të mbështetet edhe nga deputet e Listës Serbe.

Gegaj konsideron se Mali i Zi ka bërë gjithçka që është e mundur për këtë çështje.

“Në fund të fundit, kurr nuk ka pasur debat të hapur ndërshtetëror, por përkundrazi, Mali i Zi dhe Kosova nuk janë vetëm fqinjë, por edhe miq. Vendi ynë do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për pjesëmarrjen aktive të Kosovës në iniciativat dhe organizatat rajonale në mënyrë që të forcojë partneritetin në një kontekst më të gjerë, “përfundoi zyrtari i PDS./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!