Haradinaj: Nuk kemi lidhje infrastrukturore me Mali i Zi

Kryeministrat e rajonit janë duke marrë pjesë në Konferencën e tretë të Investimeve për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër

Aty në mesin e kryeministrave të tjerë, Ramush Haradinaj ka folur për infrastrukturën rrugore të Kosovës.

“Për Kosovën është me rëndësi që të përfundohet infrastruktura. Autostradat janë gati në përfundim dhe ato na lidhin me vendet e rajonit”.

“Jemi në dinamikë të mirë për të përfunduar autostradat në Serbi – Autostradën e Paqes, ashtu siç tha edhe kryeministrja e Serbisë, dhe atë për në Maqedoni”, ka thënë Haradinaj.

“Me një prej fqinjëve që nuk kemi lidhje infrastrukturore është Mali i Zi. Autostrada do të ishte zgjidhje, tha ai.

Haradinaj ka thënë se ka problem në lidhjet me gazin dhe sipas tij TAP do të ishte zgjidhja e duhur.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!