Me ndezjen e ‘Korona Virus’ përfundoi manifestimi tradicional i 25-ti më radhë, “Karnevali-Koret” në Tuz.
Karnavali “KORET” 2020 u përmbyll me natën finale të defileut kryesor nëpër qendër të Tuzit. Këtë vitë morën pjesë 9-të ekipe, katër nga Malësia dhe 5 ekipe mysafire:
- Ekipi nga Tivati me temën “Bellissima”.
- Sukruqi me temën “Epoka e gurit”
- Ekipi i Budvës me temën “E mira gjithmonë e fiton të keqën ”.
- Drumja me temën “Rojtarët e Koreve”.
- Ekipi nga Herceg Novi me temën “Grupi i mazhoretkave Lili”.
- Trieshi me temën “Një piktore e re zhduket papritmas”.
- Tuzi me temën “Vajza në botën e shpirtrave”.
- Herceg Novi me temë “Tupanxhit e Herceg Novit“.
- Don Bosko me temën “Evulucioni”.
Në fund të manifestimi u bë djegëja e ”shtrigës”, që këtë vitë simbolë i të keqës ishte Koranavirus, me shpresën se e keqja do të mbetet prapa nesh.
Manifestimi tradicional i 25-ti më radhë i “Karnevali-Koret” 2020 , u mbajtë nga data 21 deri më 25 shkurt 2020.
Nata e parë e karnavaleve është hapur me shfaqjen e “Filmit dokumentarë – 25 vite Karneval” në QKI Malësia, pastaj “Nata e humorit dhe satirës” – me Al Pazar të udhëhequr nga Agron Llakaj, ditën e tretë u mbajtë “Karnevali i fëmijëve” , pastaj “Ballo nën maska” dhe në natën e fundit me 25 shkurt “Defileu kryesorë nëpër Qendër të Tuzit”. /Malësia.ME/
