Mimi Kodheli vizitoi komunën e Tuzit

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë znj. Mimi Kodheli, ka vizituar sot komunën e Tuzit, ku është pritur nga Kryetari i komunës Nik Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e kuvendit Fadil Kajoshaj dhe nënkryetarin Ivan Ivanaj, njoftojnë nga komuna e Tuzit.

Gjatë këtij takimi, znj. Kodheli ka falenderuar udhëheqësinë e komunës së Tuzit për marrëdhënie të mira me Republikën e Shqipërisë si dhe solidaritetin që banorët e Tuzit kanë treguar gjatë fatkeqësisë së termetit që kishte prekur Shqipërinë.

Ndërkaq, kryetari Gjeloshaj falenderoi znj. Kodheli për këtë vizitë të rëndësishme, si dhe e njoftoi atë me gjendjen aktuale të funksionimit të komunës së Tuzit.

“Qëllimi jonë është të bashkëpunojmë me Republikën e Shqipërisë në të mirë të dy vendeve, e kjo është dëshmuar me aktivitetet tona të përbashkëta me bashkinë e Tiranës dhe komunat tjera” u shpreh Gjeloshaj.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal zë Zi, Ridi Kurtezi.

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!