Nimanbegu: 25 Shkurti, ditë e cila sqaron shumë gjëra në skenen politike të Malit të Zi, por edhe ndërshqiptare në MZ

25. Shkurti 2021

Një ditë e cila sqaron shumë gjëra në skenen politike të Malit të Zi, por edhe ndërshqiptare në MZ.

Vendimi i paprecedent deri tani që Komuna e Tuzit, komunë e gjelbërt sipas vet kalkulimeve të Qeverisë, në sistemin e semaforit me 4 grupe, të mbyllet njësoj si ato me 3,4 apo shumëfishin numrit të infektime nxiti kundërshtim natyror te banorët dhe udhëheqësisa e Tuzit me një lider vokal, guximtar dhe përmbledhës:

Kryetarin e saj Nik Gjeloshaj.Qeveria e cila morri këtë hap diskriminues ndaj të vetmes Komunë të Gjelbërt që mbyllej, reagoi në mënyrë nisi patrulla police si asnjëherë më parë ndër të gjitha Komunat që pandemin e luftojnë tash 11 muaj. Arrestime dhe padi nga prokuroria për qytetarët e vetë dhe udhëheqësit e Komunës është rrezulltat i kësaj.

Politikanët nxitës nisën parulla që të ruhet integriteti i MZ, gjoja që të kuptojmë që jemi në Malin e ZI!

Nga Kreu i Qeverisë mbrriti poshtu mesazhi që ligji do të funksionojnë në tërë territorin e MZ!! Këto nuk jan imputime të rastësishme, ato përshkruajnë ndjenjën e thellë në brendi të shumë njerëzve dhe të përhapur te pjesa e popullatës sllave që Shqiptarët kan “Agjenda të rrezikshme”. Gabim. Mospranimi në heshtje të vendimit diskriminues nuk është Agjend politike. Është obligim qytetarë dhe tregon udhëheqësi të mirë të interesave të popullit që përfaqëson.Në vend që Kryemninistri i MZ të ulet dhe të flas më Komunën e vet, personalisht me Kreun e Komunës, ai gjen arsyetime për ta mos bërë këtë. Kryeministri dujhet të jetë i gatshëm në çdo kohë dhe çdo vend të takohet me cilindo që të zgjidhen problemet e jo të shmanget tyre. Nëse arsyeja e mospranimit të bisedës edhe pas dakordimit të bërë është së çfar ndikimi do të ketë kjo bisedë dhe rreyullatet e mundëshme në zgjedhje në Nikshiq apo kudo tjetër kjo e bënë që ndjenjën e diskriminimit ta kemi edhe më të madhe.Diskutimet u zhvilluan vetëm për shkakë të insistimit tonë dhe përgjegjëshërisë ndaj situatës dhe qytatarëve. Janë dëshmi që aty nuk ka kalkulime politike por ndjenjë dhe udhëheqje të përgjegjëshme. Gabimet janë të pjesë e jetës, dhe sa më parë të pranohen aq më parë mund të përmirsohen. Nuk është marre të bësh hap mbrapa. Gabimet e Qeverisë kan shumë më tepër pasoja se gabim i një individi i thjesht, dhe Qeveria duhet ta ketë këtë ndër mend.

Po ju përkujtoj: arestime, padi penale.Por kur argumentet e Komunës janë aq të forta siç janë ato të Tuzit, qeveria duhet të bëjë hapin mbrapa: jo si tërheqje por si përgjegjshmëri.Tuzi një herë dhe ka pranuar të jetë eksperiment i ndarjes nga pjesa tjetër e MZ. Mbi 3 javë banorët e mbyllur në shtëpia. Komuna ka siguruar dhe shpërndarë ushqimin dhe ilaçet. Testi i kaluar me 10 nga Tuzjanët.Dhe këtu shifet diskriminimi dhe subjektiviteti: Podgorica nuk mbyllet edhe kur ka mbi 3500 raste në 100,000 banorë. Tuzi mbyllet kur don Podgorica! Nuk ka lidhje a është NKT-ja apo tani Këshilli përgjegjës. Nëse atëherë diskriminimi mundet të arsyetohet panjohuri të pandemisë dhe sëmundjes nga atëherë kemi dhjetra raste që nuk ka pas as arrestime as padi penale. Bile vetë Kryeministri është akter i disa nga ato. Ky ishin atëherë këta prokurorë?Të gjithë duhet të jemi të përgjegjëshëm për situatën e pandemisë. Mjekët dhe motrat medicinale tanë në spitale dhe ambulanca tash një vitë pa pushim përballohen me smundjet dhe pasojat e kësaj pandemie. Mjekëve duhet mundësuar ndihmë dhe mbështetje. Mjekëve duhet besuar që ata ta niejnë faliminderimin tonë për punën që bëjnë.Duhet besuar edhe shumë njerëzve që dhanë përkrahje për reagimin ndaj këti vendim. Besojmë që me këtë vuhen sadopak themelle pashkupunimi dhe bashkërendimi për interesin publik. Me të cilën edhe kjo situat do të tejkalohet. Fatkeqësisht edhe me burgime dhe gjoba. Gjobat do të pagohen.

Qytetarët e Tuzit mund ti besojnë udhëheqësve të vetë. Mund ti besojn Kryetarit Gjeloshaj që udhëheqja e tij është e përgjegjëshme dhe dinjitoze.Po ashtu edhe Shqiptarët në MZ, ato mund ti besojnë liderëve te vetë. Ti besojnë atyre që edhe kësaj radhe ngritën zanin me to për drejtat e tyre.

Të jenë faqebardh!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!