RTMZ: Arrihet marrëveshja parimore për ndarjen e posteve

Përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare URA, SNP dhe partitë e pakicave arritën marrëveshje parimore që në qeverinë pakicë LQ URA do ti takojë posti i kryeministrit dhe nga një zv.kryeministër do t’ë kenë SNP dhe Partia Boshnjake, shkruan RTMZ.

Siç mëson jozyrtarisht Televizioni i Malit të Zi, është diskutuar që SNP do të ketë ministritë e – financave, shëndetësisë, bujqësisë, arsimit dhe një resor tjetër, si dhe pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Partitë e pakicave duhet të mbulojnë Ministrinë e Investimeve Kapitale, Shoqërisë Informative, të Drejtave të Njeriut si dhe ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në pushtetin e ri ekzekutiv, sipas marrëveshjes në parim, një pjesë do t’u lihet edhe personaliteteve jopartiake.

/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!