KKSH, UDSH: Urim për Festën e Pashkëve

I nderuari Arqipeshkvi i Tivarit, Monsinjor, Zef Gashi,

I nderuar Ipeshkvi i Kotorrit Imzot, Ilija Janjiq,

Të nderuar klerikë dhe besimtarë të konfesionit katolik,

Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja dashuri, lumturi, paqe dhe mirësi. Uroj që festa e Pashkëve të jetë një rast i mirë për të gjithë, për të dhënë dashuri, për të dërguar mesazhe urimi, për vizita të ndërsjellta, për respekt ndaj njëri tjetrit.

Harmonia dhe toleranca ndërfetare te shqiptarët është vlerë e paçmuar e popullit tonë, është ambasadore e kulturës dhe virtytit tonë në botë.

Le të shërbej kjo festë si shenjë mirkuptimi, tolerance e unifikimi ndërmjet shqiptarëve të të gjitha besimeve,

Në emrin tim personal dhe të Institucionit që drejtoj, ju uroj Gëzuar Pashkët !

Me respekt,

Kryetari,

Genci Nimanbegu


Me rastin e festës së Pashkëve, kryetari UDSH-logoi Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Mehmed Zenka, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon të gjithë besimtarët katolik, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.

Kjo festë, le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë.
Uroj që në zemrat tuaja të ndodhë ringjallja e zemërgjerësisë dhe tolerancës, në shpirtin tuaj dashuria dhe respekti ndaj shoqi shoqit, në mendjen tuaj e mira dhe e drejta .
Uroj qe gjithmonë jeta e juaj të jetë e mbushur me gëzime, dhe e shndritur me dritë të njerëzisë dhe fatin e lumturisë.
Me shëndet dhe zemër të mirë Pashkët.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!