Llogaritja verore e kohës në Evropë nis të dielën, më 27 mars ,në ora 02.00 të mëngjesit akrepat duhet të lëvizen një orë përpara.
Më saktësisht, koha në orën 02:00 do të llogaritet si 03:00.
Ora verore në Evropë do të zgjasë deri në fundjavën e fundit të muajit tetor, kur edhe nis llogaritja dimërore.
Kalimi në llogaritjen verore dhe dimërore ka nisur për herë të parë në vitin 1916, në vendet e Evropës veriore, për të kursyer energji.Islanda është vendi i vetëm evropian që nuk e ndryshon matjen e kohës.