Gegaj: Momenti i duhur që Tuzi të jetë komunë

Kur është fjala për formimin e Komunës së Tuzit, ne në PDS-së mendojm se tani janë formur kushtet për këtë  gjë, tha Nikollë Gegaj funksioner PDS-së.

Ai theksoi se mbështet ndryshimet e ligjit të miratuar nga ana e Qeverisë, duke shtuar se partia e tij do të mbështesë çdo projekt që është në interes të qytetarëve të këti vendi.

Ai tha se PDS nuk ka qenë kurrë kundër komunës së plotë, por kanë konsideruar që parakusht duhet të jetë komuna ekonomikisht e qëndrueshme dhe duhet hyrë me kujdes në projekte që do të ndikojnë përgjithmonë në jetën e qytetarëve. Tuzi sot është shumë më e përgatitur se sa ishte 10 vjet më parë, tha Gegaj.

Gegaj tha se, si qytetar i Malësisë dhe Tuzit, mirëpret çdo vendim që do të merret në një rreth të gjerë të subjekteve politike dhe në marrëveshje me partitë shqiptare dhe Partinë boshnjake që me përfaqësuesit e tyre participojnë në Kuvendin e Tuzit.

AI shtoi se PDS-ja si parti serioze respekton çdo marrveshje brenda koalicionit dhe kështu do jetë edhe në të ardhmen./Malësia.ME/

Shperndaje