Të larguarit e De Biasit kapin një shifër të frikshme

Një nga meritat më të mëdha të De Bisit në krye të pankinës së Shqipërisë iste se ai arriti të afrojë shumë futbollistë me orijinë shqiptare që më prë as që dihej që ekzistonin, me bindjen e teknikut italin zgjollën të përfaqësojnë kuqezinjtë.

Por ku kanë kaluar diçka më shumë se 5 vite, edhe të larguarit kanë kapur një shifer të konsiderueshme.Në kaq vite De Biasi ka bërë miq por edhe shum armiq.

Gjithçka nisi nga portieri Samir Ujkani. Portieri në atë kohë i Palermos në Seria A luajti titullar ndaj Islandës në humbjen 2-1 në Reikjavik, katër vite më parë, por De Biazi i besoi më pas Etrit Berishës. Nga ky moment, Ujkani zgjodhi të largohej, duke polemizuar me De Biazin. Tashmë portieri është kapiten i Kosovës.

Image result for samir ujkani shqiperia

Një çështje që prodhoi polemika ishte edhe ajo e fantazistit Alban Meha. Fillimisht kosovari ishte titullar me De Biazin, por pas lënies në stol, lindi një konflikt dhe trajneri nuk e përtypi faktin që fantazisti i kërkoi llogari për mosaktivizimin. Nuk e grumbulloi më, derisa Meha zgjodhi të largohej te Kosova.

Related image

E njëjta gjë edhe me mesfushorin Valdet Rama, i cili gjithashtu zgjodhi Kosovën në momentin që De Biazi i mbylli derën.

Related image

Disi më ndryshe qëndron çështja e tre lojtarëve të lënë jashtë Europianit, si Herolind Shala, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica. Edhe pse ishin në planet e De Biazit për eliminatoret e Botërorit, vendosën të lënë Shqipërinë për Kosovën.

Image result for rashica

Ergys Kaçe dhe Shkëlzen Gashi janë çështjet e muajve të fundit, me lojtarët të cilët nuk po grumbullohen më.

Ndërsa polemika e fundit është shfaqur pas ndeshjes me Italin ku Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi kanë braktisur gumbullimin e kombetares për shkak të pakënaqësis dhe lënjes në stol.Xhaka dhe Abrashi kohen e fundit nuk jan aktivizuar nga De Biasi dhe kjo gjë ëshë pak e çuditshme pasi qe te dy janë në një fomë shum të mirë dhe luajn titullar në kampinate të forta siç është ai i Svicres dhe Bundesliga gjermane.Fotografia e Anton Gjokaj

Nuk mundet të mos përmendet edhe sulmuesi i Shalke 04 Donis Avdijaj i cili refuzoi Gjermanin dhe disa here haptazi shprehi deshirën të vesh fanellen kuq e zi por asnje here nuk u ftua nga De Biasi dhe në fund prënoi ftesen e Kosovës.

Image result for donis avdijaj kuq e zi

Xhaka shpërthen ndaj De Biazit: Mua më dhimbset Shqipëria, ndërsa trajnerit lekët

De Biazi - Xhaka

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka bërë një reagim të ashpër ndaj trajnerit të Xhani De Biazi. Ai ka mohuar fjalët e thëna nga trajneri dje në konferencë për shtyp, i cili u shpreh se futbollisti i Bazelit u largua nga grumbullimi i kombëtares për shkak të një problemi.

Xhaka ka konfirmuar për “Top Channel” prapaskenat e zbardhura nga “Panorama Sport” duke thënë se i ka kërkuar sqarim trajnerit për faktin që nuk u aktivizua ndaj Italisë dhe nuk ka marrë një përgjigje nga ai. Futbollisti ka pranuar se u largua nga kombëtarja për shkak të problemeve me De Biazin dhe tashmë nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e tij në kombëtare për aq kohë sa italiani do të vazhdojë të jetë në drejtim të ekipit.

xhaka

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!