Policia e Kosovës arreston zyrtarin e Serbisë Marko Gjuriq (Video)

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicën e Veriut shefin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ku organet e rendit e kanë sjellë atë në stacionin e policisë në Prishtinë.

Arrestimi i Gjuriq-it ka ndodhur rreth orës 17:00 në tubimin serb në Kosovë, ku ata hynë në Mitrovicë në rrugë të jashtëligjshme, pasi autoritetet në Prishtinë refuzuan t’u japin leje për të qëndruar në Kosovë.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reagur përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale duke shkruar se hyrja e Marko Gjuriçit në Kosovës në mënyrë ilegale është në kundërshtim me ligjin, kushtetutën dhe marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Veprime të tilla janë shumë të rrezikshme dhe synojnë destabilizimin e Kosovës. Kosova do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur situatën paqësore brenda territorit tonë”, ka shkruar Hoxhaj.

Pas arrestimit të Marko Gjuriqit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thirrur Këshillin për siguri kombëtare që të mbajë mbledhje, në orën 19 e 30.

Srodna slika

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut.

Veseli ka thënë se shteti i Kosovës ka zbatuar sot ligjet e veta dhe ka ushtruar sovranitetin e plotë.

“Republika e Kosovës nuk lejon asnjë provokim dhe Serbia duhet të kuptojë se ky vend ka zot shtëpie”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

“Ne nuk jemi duke shkuar në Serbi të provokojmë, presim që ata të jenë më të vëmendshëm në respektimin e sovranitetit të kufijve tanë territorialë”, ka thënë Veseli.

“Për aq sa ata janë korrekt ne do të jemi korrekt. Nuk na është dashtë dita e sotme, por zyrtarët serbë duhet ta kuptojnë se në Kosovë mund të futen vetëm me lejen e autoritete shtetërore kosovare”, është shprehur ai.

“Kosova është e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por vullneti duhet të jetë i dyanshëm”, ka deklaruar Veseli.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie që të jenë të qetë dhe të mos nxiten nga asnjë lloj provokimi”, ka porositur ai.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!