Nga e hëna, në 11 komuna mësimi zhvillohet në shkolla

Në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike dhe masat e reja të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, të gjitha institucionet arsimore publike dhe private në komunat e Tuzit, Gucisë, Plavës, Rozhajës, Petnjicës, Danillogradit, Zhablakut, Andrijevicës, Budvës, Tivatit dhe Kollashinit do të fillojnë punën e rregullt të hënën, më 29 mars, njoftuan nga Ministria e Arsimit.

Në komunat e tjera në Mal të Zi, institucionet parashkollore publike dhe private nuk do të funksionojnë, ndërsa shkollat ​​fillore dhe të mesme dhe institucionet e arsimit të lartë do të vazhdojnë mësimin online.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!