Nënshkruhet marrëveshja për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Ditën e marte para dite përfaqësuesit e SDP, Demos dhe URA nënshkruan marrëveshjen për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Gjatë ditës marrëveshja u nëshkrua edhe nga lideri i DPS Milo Gjukanoviq, Partia Boshnjake dhe Social Demokratët.

Zëvendës kryetari i PDS-së Dushko Markoviq për RTCG tha se kjo parti pret sa më parë mbajtjen e seancës, në të cilën do të debatohet Lexs specialis pastaj për anëtarët e ri të qeverisë dhe shkarkimin e Ranko Krivokapiq nga posti i Kryetarit të Kuvendit.Ai tha se nuk do lejojnë bllokadën e sistemit, gjegjësisht për disa pika të caktuara të seancës të pritet gjatë.

Lideri i URA Zaharko Rakçeviq pas nëshkrimit të marrëveshjes, tha se dokumenti është kapital i të gjithë qytetarëve,në favor të shtetit qytetarë.”Unë jam i sigurtë se DPS dhe 6,7 partnerë të tjerë do të nëshkruajnë marrëveshjen , e vetmja parti që nuk ka nëshkruar dhe nuk do të nënshkruajë marrëveshjen është SNP, por janë të gatshëm të votojnë për lex specialist në Kuvend, ka thënë Rakçeviq.

Marrëveshja për krijimin e kushteve për zgjedhje të ndershme dhe të lira, është hap përpara në drejtim të demokratizimit të shoqërisë malazeze dhe për arritjen e mekanizmave me të cilët zgjedhjet e ardhshme do të jenë garë e barabartë politike, ka vlerësuar lideri i DEMOS-it, Miodrag Lekiq.

URA,Demos dhe SNP nëshkruan një deklaratë me të cilën janë obliguar se nuk do të formojnë koalicion me DPS , para as pas zgjedhjeve.Kjo nuk u nëshkruar edhe nga SDP./Malësia.ME/

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!