Nrekiq për dy delegacione te Thaçi: Dikush donte ashtu

Fakti që javën e kaluar, gjatë zgjatjes së panairit të turizmit në Prishtinë, në vizita të ndara tek kryetari i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi qëndruan dy delegacione nga Ulqini, vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit.

“Dikush donte ashtu”, tha për “Vijesti” kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Loro Nrekiq duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të kësaj gazete pse delegacioni nuk ishte bashkë tek Thaçi.

Nrekiq dhe nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni nuk deshën të pohojnë, por as të demantojnë që me këtë rast kishte lëshime apo mosmarrëveshje.

Po ashtu, fakt është që Nrekiq dhe Gjoni nuk ishin në delegacionin, të cilin e udhëheqi kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, e i cili të premten u pranua tek kryekomunari i Prishtinës Shpend Ahmeti./ulinfo/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!