Vijesti: Këlmendi heroina e Kosovës. Dua medaljen e artë në Lojërat Olimpike

Gazeta malazeze ”Vijesi” shkruan se Majlinda Kelmendi është heroinë e Kosovës,ajo është duke shkruar historinë e vendit të vetë dhe xhodos.Në nder të saj, në Rusi për herë të parë në një garë sportive u këndua himni dhe u valvitë flamuri i Kosovës.

Dy herë kampione e botës, katër ditë më parë në Kazan të Rusisë për herë të dytë u shpallë kampione e Evropës.

Në arkën e pasur të trofeve, ka mbetur vetëm edhe një dëshirë.”Dua medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, thotë Kelmendi.

Jam duke u prëgaditur, jam gati,çdo gjë po shkon sipas planit. Kjo është dëshira ime e vetme, të gjitha tjerat i kam realizuar “, ka thënë për” Vijesti ” Majlinda Kelmendi e cila ka lindur në Pejë me 9 Maj 1991.

Nuk jam njeri që fluturoj kur fitoj, kurr nuk jam lavdëruar me titujt e kampionit evropian apo botëror, sepse gjithmonë dua më shumë.Për muan kurr nuk është e mjaftueshme,gjithmonë mendoj se mund ta bëjë më mirë, kjo është ndoshta ajo që më ka mbajturi tri vjet në krye të botës dhe më ka sjelluri suksese në gara, njofton malësia.me.

Kelmendi thotë se shpeshë me të trajnon xhudistja malazeze Ivana Shunjeviq.Ivana është e mirë, trajnon me ne, dëshiron të punojë.Mendoj se do të ketë rezultate, shprehet Kelmendi./Malësia.ME/

Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!