Në SHBA, si zakonisht klubet bëjnë publike listat e rrogave të lojtarëve dhe sipas atyre të hartuara për këtë vit, emri i Shkëlzen Gashit figuron në mesin e 20 milionerëve të këtij kampionati.
I dyti në listë është Sebastian Giovincoi me 7,115 milionë dollarë në vit.
Gashi ka shpërthyer në sezonin e tij të parë te Colorado
Gashi nuk ka pse ankohet me rrogën prej 1 milion e 575 mijë dollarësh të garantuar në vit, që arrin deri në 1.668.750 dollarë në varësi të rezultateve dhe paraqitjeve.
Ai njihet për jetën e tij luksoze
Te klubi i tij Gashi është lojtari i dytë më i paguar, pasi vendin e parë sa i përket pagës e mban Tim Howard me 2 milionë dollarësh në vit.
Sipas kontratës Hyka përfiton 470.004 dollarë si rrogë të garantuar, me shifrën që arrin në 520.004 dollarë falë kompensimeve të ndryshme.Kjo e bën mesfushorin shqiptar lojtarin e tretë më të paguar në klub.
Pagat e lojtarëve në MLS