Nesër diskutimi në Parlament mbi statusin e ri të Tuzit

Parlamenti i Malit të Zi nesër do të fillojë seancën e re të rregullt, ndërsa në mesin e temave të propozuara është edhe ndryshimi i ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi me të cilin parashihet që Tuzi të jetë komunë e pavarur.

Ligji siç arsyetohet do të zbatohet prej 1 shtatorit të vitit 2018. Për funksionimin pa pengesë të komunës së posaformuar parashihet formimi i këshillit organizativ. Në këshill do të jenë nga 3 anëtar të komunës në të cilën ka ardhur deri tek ndryshimi territorial dhe të komunës së posaformuar dhe një perfaqësues resor i ministrisë.

Të përkujtojmë se me ligj precizohet afati për shpalljen e zgjedhjeve të para të kuvendit të komunës sëposaformuar të cilat i shpall presidenti i Malit të Zi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!