Nimanbegu pyeti Markoviqin për hapjen e vendkalimeve të reja kufitare me Shqipërinë

Nënkryetari i Kuvendit, Genci Nimanbegu, ka pyetur dje Kryeministrin Dushko Markoviq se çka planifikon qeveria të ndërmarrë gjatë vitit 2018 për hapjen e vendkalimeve të reja kufitare me Shqipërinë.

1. Skje Mali i Zi, Komuna e Tivarit – Zogaj Republika e Shqipërisë e cila do të përshpejtojë valorizimin turistik dhe ekonomik të rajonit të Liqenit të Shkodrës dhe do të forcojë mundësitë për zhvillimin ekonomiktë dhe punësimin e popullatës lokale nga Kraja.

2. Shën Kollë Mali i Zi, Komuna e Ulqinit – Pulaj Republika e Shqipërisë si një rrugë që do të rriste komunikimin turistik përmes Bunës, në zonën e cila ka një perspektivë të madhe turistike si një motor zhvillimi ekonomik për Komunën e Ulqinit.

3. Përshpejtimi i aktiviteteve për të aktivizuar vendkalimin e projektuar Cemi i Trieshit në Mal të Zi – Grabon Republika e Shqipërisë.

4. Zgjerimin dhe mundësin e qarkullimit të mallrave në vendkalimin kufitar Muriqan. Duke mundësuar kështu trafikun e mallrave në këtë kalim, si dhe për të rritur kapacitetin e pranimit të pasagjerëve që tejkalon kapacitetin e shumëfishtë për të cilin është projektuar gjatë ndërtimit.

Kryeministri Dushko Markoviq lidhur me këtë ka theksuar se Mali i Zi, duhet të jetë shumë i kujdesshëm me rastin e projektimit të vendkalimeve të reja kufitare , sepse brenda tre, katër vjetësh do të jetë kufiri i jashtëm i BE-së, duke shtuar se dy shtetet zhvillojnë marrëdhënie tradicionalisht të mira dhe miqësore. Këtë e vërteton edhe iniciativa për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Malit të Zi dhe të Shqipërisë me iniciativën e kryeministrit shqiptarë, Edi Rama, me rastin e vizitës në Mal të Zi.

Markoviq tha se më 3 prill Ministria e Punëve të Brendshme (MUP) ka nisur iniciativë kolegëve shqiptarë për organizimin e një takimi të komisioneve kompetente, me synonim përfundimin e marrëveshjes ndërqeveritare për hapjen e pikëkalimit të përbashkët Skje në Mal të ZiZogaj në Shqipëri për trafik ndërkombëtar.

Data e takimit është caktuar për 9 maj dhe në këtë takim do të shqyrtohen të gjitha aspektet me rëndësi për hapjen e këtij kalimi kufitar, theksoi Markoviq.

Në lidhje me iniciativën për hapjen e kalimit kufitar “Shën Kollë” Mali i ZiPulaj në anën shqiptare, Markoviq tha se, më 15 dhjetor në Shkodër është organizuar takimi mes përfaqësuesve të organeve shtetërore të dy vendeve.

Siç theksoi, qëllimi i takimit ishte përveç shqyrtimit dhe arsyetimit të iniciativës që erdhi nga pala shqiptare, ishte shqyrtimi i projekteve tematike që potencialisht mund të financohen nga fondet për bashkëpunimin ndërkufitar në kuadër të IPA.

Duke folur për ndërtimin e vendkalimit kufitar të përbashkët Cemi i TrieshitGrabon, i cili po realizohet si pjesë e projektit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA, Markoviq tha se qëllimi i tij është lidhja administrative midis dy shteteve në trasen e rrugës PodgoricëGuci, e cila pjesërisht shtrihet përmes Shqipërisë.

Hapja e këtij kalimi do të nënkuptonte rikonstruksionin e rrugës nga Dinosha deri te pika kufitare Cemi i Trieshit, për të cilën duhen rreth 15 milion euro.

Ministria e Transportit është duke shqyrtuar mundësin që brenda fondeve të ndara nga buxheti kapital për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, të sigurojë mjetet për rikonstruksionin e rrugës nga Dinosha deri te kalimi kufitar Cemi i Trieshit, tha Markoviq.

Duke komentuar iniciativën për zgjerimin e kalimit kufitar të përbashkët Sukobin – Muriqan, Markoviq tha se i gjithë kompleksi i atij kalimi është në territorin e Shqipërisë dhe se dinamika e rikonstruksionit të saj varet kryesisht nga sigurimi i parave në Shqipëri.

Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!