Viktima e shtatë e koronavirusit në Mal të Zi

Pacienti, i moshës 83 vjeçare, i cili ishte pozitiv në koronavirus, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Z.

“Ai është viktima i shtatë i virusit korona në Mal të Zi dhe ka pasur sëmundje të rënda kronike,” njofutan nga QKMZ.

Ai është trajtuar në Qendrën Klinike që nga 23 Mars, por përkundër gjithë trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të ndërmarra nga mjekët, sëmundja e tij kronike ka çuar në një përfundim fatal./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!