Numërohen 43.1% e qendrave: PS kryeson me 49.28% – PD 38.89%, LSI 7.12%

Janë numëruar 43.1% e qëndrave në total në të gjithë vendin  dhe fituese në shumicën e qarqeve të vendit rezulton Partia Socialiste.

Partia Socialiste 49.28 % 295622 vota
Koalicioni PD-AN 38.8 % 232109 vota
LSI 7.11% 42544 vota
PSD 1.98 % 11844 vota

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.

Kryekomisioneri IIlirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve, nërsa në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!