Kolegiumi i kryetarit të Kuvendit ka vendosur sot që ora e kryeministrit të jetë më 31 maj, kurse mbledhja e ardhshme e Kuvendit më 1 qershor.
Në këtë mbledhje pika e parë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ka kumtuar pas mbledhjes së Kolegiumit deputeti i Frontit Demokratik Millutin Gjukanoviq. Gjukanoviq ka thënë se ky subjekt do të iniciojë procedurën për shkarkimin e Millutin Simoviqit nga funksioni i nënkryetarit të Parlamentit.
Fronti Demokratik, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë në orën e kryeministrit pas një bojkoti të gjatë.