Ministri i Kulturës Aleksander Bogdanoviq vizitoi Muzeu Etnografik të Malësisë

Ministri i Kulturës së Malit të Zi Aleksander Bogdanoviq vizitoi sot Muzeun Etnografik të Malësisë në Lekaj i shoqëruar me pjestarët e kabinetit të tij, njofton Tv Boin. Gjatë vizitës së tij pronari i këti Muzeu z.Shtjefën Ivezaj i prezantoi ministrit Bogdanoviq shtëpin e tij të cilën e ka shëndrruar në Muze për ta afirmuar traditën e popullit të tij.

Ai ministrit i prezëntoi kostumet autentike kombëtare, instrumentet muzikore, armët, veglat e punës, pullat postare, librat dhe shumë eksponate të tjera, ku një vend të veçant zënë edhe kolekcioni i pasur i fotografive.

Ministri Bogdanoviq tha se, ishte kënaqësi që vizitoi një familje me vlera siç është z. Shtjefën Ivezaj dhe gruaja e tij Gjystja të cilët pothuajse tërë jetën e tyre ja kanë kushtuar afirmimit të këtij vendi dhe e kanë shëndrruar në Muze Etnografik, i cili në përbërje të tij ka fototetkën e pasur, bibliotekën si dhe filatelinë me synim që edhe disa segment tjerë shtesë të valorizohën në kuadër të këti Muzeu.

Ministri Bogdanovi, pronarin e Muzeut z, Shtjefën Ivezaj e informoi me mundësit e ministrisë së Kulturës dhe me konkurset e caktuara si dhe me fondet të cilat janë në dispozicion dhe është e sigurt që do e mbështesim këtë iniciativë dhe shumë të tjera të cilat zotëri Ivezaj do të konkuroi drejt ministrisë së Kulturës.

Mendojmë se ky është një promovim i pasur i trashigimisë kulturore të Malësisë dhe njerzve të këti vendi, njëkosishtë është në funksion jo vetëm valorizimi i trashigimisë kulturore por edhe një ofertë turistike cilësore e cila mund të valorizoj dhe afirmojë më tejë këtë vend, u shpreh Bogdanoviq.

Organizator i kësaj vizite ishte Simon Ivezaj.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!