Shqipëri: Numërohen mbi 50% të votave, PS udhëheq bindshëm

Partia Socialiste e Edi Ramës është pranë një fitoreje historike, kjo dallohet qartë pas numërimit të mbi 50% të votave. Teksa janë numëruar 2505 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 51% të votave, e ndjekur nga PD me 29.49% të votave dhe LSI me 15.3% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas, transmeton tch.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Fotografia e Anton Gjokaj

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është ky:

PS – 73 mandate

PD – 43 mandate

LSI – 19 mandate

PDIU – 4 mandate

PSD – 1 mandat

Shperndaje