Bilal Nikezi nga Ulqini, të mërkurën ekspozon pikturat e tija në Tuz

Ju njoftojme se në QKI “Malësia” në Tuz do të hapet ekspozita personale e pikturave dhevizatimeve të piktorit akademik nga Ulqini Bilal Nikezi.

E mërkur, 27.06.2018 me fillim në ora 20.

QKI “Malësia” Tuz

Gruaja është motivi kryesor i ketij piktori dhe frymëzon punën e tij. Opusi i pasur artistik i Nikezit është vaj dhe kolazhe, por padyshim që vizatimi asht shprehja kryesore e tij. Vizatimi është angazhimi i tij i vërtetë, sepse ai e ngriti lart në nivelin e pikturës duke i shtuar atij motivin erotik të grave dhe të detit. Autori artikulon shprehjen e tij ne nji menyr te fuqishme dhe personale i transmeton idet e tij në pelhure. Imazhet e tij i rezistojnë lehtësis se leximit dhe, kur deshifrohen, sigurojn rezistencë të leht.

Sherbimi informativ i QKI “Malësia” Tuz

Samir Beqaj

Fotografia e Qki Malesia Kic Malesija

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!