Kryetari i KKSH-së Faik Nika takim pune me ministrin Zenka

Kryetari  i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, së bashku me anëtarët e KKSH-së Smail Maliq Çunmulaj dhe Adriana Hoxhën, të hënën, më 25 qershor 2018, u pritën nga ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Mehmed Zenka.

Ky ishte njëherit edhe takimi i parë që kryetari Nika zhvilloi me marrjen e funksionit të ri.

Ministri Zenka fillimisht uroi kryetarin për postin e ri dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim. Në vazhdim kryetari Nika hapi disa tema me rëndësi për diskutim, si: përfaqësimi i shqiptarëve në institucione publike; përdorimin e gjuhës shqipe në institucione publike dhe nevoja e hapjes së një zyreje për përkthimin e ligjeve e dokumentacioneve të ndryshme; Ligji për simbole kombëtare; regjistrimi i studentëve shqiptarë në Universitete përkatëse brenda Malit të Zi dhe në rajon; rënia e vazhdueshme  e numrit të shqiptarëve në Mal të Zi, gjegjësisht emigrimi i tyre, etj.

Nga ky takim u vendos për një bashkëpunim të frytshëm dhe një urë kontakti sa më të fortë.

Shërbimi për informim pranë KKSH-së 

Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, së bashku me anëtarët Adriana Hoxha dhe Smajl Maliq Çunmulaj dje zhvillova takimin e parë zyrtar në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi.

Në takim jam pritur nga ministri Mehmed Zenka, sekretari i pergjithshëm Valon Dasharami me bashkëpuntorë.
Në fillim të takimit theksova nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin e veprimeve me qëllim avancimin dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi.

Ndër temat që diskutuam me ministrin Zenka ishin: çështja e angazhimit të shqiptarëve në institucionet publike në Mal të Zi në propocion me numrin e popullatës, monitorimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në institucione të ndryshme në ata qytete ku shqiptarët përbëjnë një numër të konsiderueshëm të banorëve, në përputhje me Ligjin për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Iniciativa për themelimit e një istitucioni për përkthimin në gjuhën shqipe të ligjeve dhe akteve të tjera normative, çështje të arsimit në gjuhën shqipe nga niveli para shkollorë deri në shkollë të lartë, ligji për simbolet kombëtare, regjistrimi i studentëve në universitete, shqetësimi për rënien e numrit të shqiptarëve në Malin e Zi etj. 

Të gjithë kemi rënë dakort që të intensifikojmë bashkpunimin ndërmjetë Ministrisë dhe Këshillit, për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim zgjidhjen e sfidave më të cilat ballafaqohen shqiptarët në Malin e Zi.

Faik Nika

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!