“Mos kini frikë nga shqiponja!” Rama i bashkohet iniciativës për të mbledhur para për Xhakën e Shaqirin

Iniciativës për t’i mbledhur të hollat për ta paguar dënimin e dhënë nga FIFA për dy futbollistët, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pas festimit me shqiponjë, i është bashkuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Mos kini frikë nga shqiponja”, është emri i llogarisë bankare, ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka thënë se shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi. Ai ka thënë se ndien keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit, të cilën e ka quajtur krejt spontane.

“Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falënderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë”, ka thënë ai.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!