Nënkoloneli i Ushtrisë së MZ, Emin Husoviq gjuan me armë në drejtim të Drejtoreshës Lulanaj

Nënkoloneli i Ushtrisë së Malit të Zi Emin Husoviq ka shkrepur dje me armë rreth orës 11 në Zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe për fat të mirë në incident nuk ka pasur të lënduar.

Nënkolonelit të Ushtrisë së Malit të Zi ,Emin Husoviq ,pas marrjes në pyetje  në Prokurori ,i është caktuar parburgi,i  deri në 30 ditë. Ndalimi i tij  është bërë në dy baza ,për shkak të rrezikut  nga arratisja dhe ndikimet  në dëshmitar.

Ai ngarkohet  se ka  kryer  vepra penale –tentim vrasje  dhe armbajtje  pa leje.

Sic bëhet me dije jozurtarisht ,përdorimi i armës  është bërë pasi  Husoviq ,i pakënaqur me transferimin  në vendin e ri të punës ,është parandaluar të hyjë në zyrën e drejtores së Drejtorisë për resurset materiale  të Ministrisë së mbrojtjes ,Allma Lulanaj.

Fisheku i shkrepur  ka përfunduar në dysheme .Ministria e mbrojtjes nuk ka  komentuar  se cfar e ka shkaktuar konfliktin  dhe cilat kanë qenë arsyet  që Husoviqi ta nxjerrë pistoletën .Ata kanë kumtuar  se rrethanat  e kësaj ngjarje do zi shqyrtojnë  organet kompetente.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!