Durmishi: Është e nevojshme për të forcuar bazën kontraktuale midis Malit të Zi dhe Kosovës

Është e nevojshme për të forcuar bazën kontraktuale mes Malit të Zi dhe Kosovës, të shfrytëzohet hapësira për bashkëpunim ekonomik, konstatoi sot Ambasadori i sapoemëruar i Kosovës, Skender Durmishi.

Nga kabineti i Presidentit të Malit të Zi, u njoftua se Filip Vujanoviq në rezidencën e tij në Cetinje sot pranoi letrat kredenciale të Durmishit, i cili do të kryejë detyrën e tij në Mal të Zi në bazë rezidenciale.

Vujanoviq, me këtë rast, gjithashtu vuri në dukje se është e nevojshme për të zgjeruar bazën kontraktuale, në mënyrë që të sigurohet bashkëpunim më i mirë mes dy vendeve.Në këtë drejtim,  me rëndësi të veçantë janë marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik, dhe në kuadër të saj marrëveshjet në fushën e turizmit dhe transportit, tha Vujaoviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!