Banorët e Dinoshës: Të ndalohet dhënja me qira e trollit në Dinoshë

Një ditë pasi që Kuvendi i KU të Tuzit ngriti iniciativën që Komisioni Qeveritar të tërheqi nga procedura vendimin për dhënjën me qira të 321.005 metra katror të trollit në Dinoshë ose të anulojë tenderin për dhenjën me qira për një periudhë prej 15 vitesh, tenderi vetëm është shtyrë edhe për pesë ditë tjera, shkrun Dan.

Kryetari i Kuvendit të KU të Tuzit, Fadil Kajoshaj thotë se janë fjalë të thata, ato që Ministria e Bujqësisë ka shtyrë datën e kohëzgjatjes së tenderit edhe për pesë ditë, për shkak siç theksuan ”mundësin që të lajmërohën edhe mërgimtarët”.

Ato janë fjalë të thata që askush nuk i beson. Pa marrë parasysh çka do vendosi ministria, ne nuk do të lejojmë që askujt ti jepet ajo tokë, thotë Kajoshaj.

Kuvendi i KU Tuz ka sjellë një vendim shumë të paqartë, thotë banori i Dinoshës Xhemal Nikaj.  Ai thotë që duhej të kërkonin që tenderi të eliminohet plotësisht, të anulohet dhe të ndalohet që ai të përsëritet. Kërkesa e banorëve të Dinoshës ishte që kjo mos të përsëritet më.

Nikaj i bëri thirrje Kuvendit të KU Tuz që urgjentisht sërish të ngrejnë këtë çështje dhe ta fusin në rendin e ditës së Kuvendit të Komunës dhe ti tërheqin vëmendjen Ministrisë së Bujqësisë që mos të luajnë me banorët e Dinoshës.

Nikaj i bën thirrje edhe Ministrisë së Bujqësisë që të heqi dorë nga dhënja me qira e trollit në Dinoshë, sepse në qoftës se këtë e kthejnë në vepër, kjo do jetë një padrejtësi e madhe ndaj shqiptarëve. Dinosha është vendi më i madhë në Malësi, këtu jetojnë 220 familje, po aqë kanë emigruar nëpër botë, nëse kjo tokë jepet me qira do të bëhet një padrejtësi ndaj qytetarëve, do të rrezikohëshin të drejtat kombëtare të shqiptarëve, kjo do të rriste emigrimin.

Unë nuk mund ti kuptojnë përfaqësuesit e partive nacionale në Kuvendin e KU të Tuzit, që nuk ishin edhe më këmbëngulës, në kuptimin që mos të lejojnë që tenderi mos të shapllet fare.

Fusha e Dinoshës u përket Dinoshjanëve, thotë Nikaj. Ai thekson se të drejtën për tokën e kontestuar kanë shtatë vëllazërit: Gjokaj, Kajoshaj, Lulanaj, Beqaj, Micaj, Tojeq dhe Dukaj.

Kundër dhënjes me qira të tokës është edhe Fadil Lulanoviq, banorë i Dinoshës.

Banorët e Dinoshës e dinë më së miri se e kujt është dhe kujt i takon ajo tokë. Qeveria mund të votojë çka të dojë por populli nuk do lejojë këtë gjë aq lehtë. Për shekuj me radhë, ky vend është quajtur fusha e Dinoshës dhe është përpunuar nga të parët tonë.

Kjo tokë janë mushkëritë e Dinoshës, në qoftëse na e marrin,për këtë do dëgjojë edhe Evropa dhe gjithë Bota sepse kjo është korrupcion i pastër, por nuk do të lëjojmë këtë gjë edhe në qoftë se na vrasin dhe na burgosin të gjithëve, thotë Lulanoviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!