Lugina e Preshevës kërkon bashkim me Kosovën (Video)

Kryetari i PDSH dhe ish -Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që në kuadër të dialogut  me Serbinë të diskutohet edhe kërkesa e tyre që Lugina e Preshevës të jetë pjesë integrale e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se këtë kërkesë do të bëjnë edhe në institucionet tjera të Kosovës dhe në BE.

“Këtë që po kërkojmë është gjëja më e madhe që mund të bëjmë për rininë që të jemi pjesë e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai në takimin me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

Shqiptarët me referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 kanë deklaruar se jemi për autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Mbase do të jetë moment historik i zgjidhjes paqësore të problemeve, si shembull i veçantë në botë, përmes njohjes të pavarësisë të Kosovës, dhe si pjesë e saj edhe Lugina e Preshevës”. tha ai.

“Tani është momenti i zgjidhjes së problemeve të grumbulluara, dhe madje ndoshta do të ishte një moment historik i zgjidhjes së problemeve në mënyrë paqësore”, ka thënë ndër tjerash Mustafa.

Ndërsa Thaçi ka thënë se aspirata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe përfaqësuesve të tyre politik janë të drejta, por është shprehur se është po thuajse është e pamundur të ndodh një gjë e tillë.

Thaçi ka thënë se marrëveshje përfundimtare më Serbinë, do të arrihet me pajtim e dy shteteve, dhe një pajtim i tillë nga Serbia është i pamundur.

“Do të jetë shumë e vështirë po thuajse e pamundur që të realizohet aspiratat e qytetarëve të Preshevës dhe përfaqësuesve politikë të tyre”, është shprehur Thaçi.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që një gjë e tillë të diskutohet me Vuçiqin në kuadër të bisedimeve në Bruksel.

Presidenti Thaçi, pas takimit me liderët politikë dhe bartësit e institucioneve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe bashkëpunëtorët e tyre ka thënë se si president dhe të gjitha institucionet në Kosovë e kanë obligim që jo vetëm të dëgjojnë për problemet por gjithashtu të ndërmarrim veprime konkrete për adresimin e këtyre problemeve në mënyrë demokratike dhe paqësore dhe në përputhje me standardet evropiane.

“Kosova duhet të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë edhe për shqiptarët e Luginës. Kosova respekton tërësinë territoriale të fqinjëve, në këtë rast edhe të Serbisë, por nuk mund t’i mbyllim sytë para padrejtësive që Serbia mund tu bëjë atyre”, ka thënë ndër tjerash Thaçi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!