Tuzi komunë e plotë nga 1 shtatori

Parlamenti i Malit të Zi para një viti miratoi ndryshimet në ligjin mbi organizimin territorial, i cili parashikon që Tuzi do të marrë statusin e komunës së plotë. Zbatimi i Ligjit, i cili është publikuar në faqën zyrtare, fillon më 1 shtator të këtij viti.

Rezultat slika za nikola gegajKëshilltari i  i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Nikollë Gegaj, tha se partia e tij është serioze dhe se respekton ligjet e miratuara dhe të gjitha marrëveshjet.

“Kështu ishte deri më tani, konkretisht në lidhje me statusin e Komunës së Petnjicës dhe Gucisë, nuk dyshoj se kështu do të jetë edhe në lidhje me statusin e Komunës së Tuzit”, tha Gegaj.

Ai tha se pret, siç është përcaktuar me ligj, që Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq do të shpalli në fillim të shtatorit zgjedhjet e para. “Afati për mbajtjen e zgjedhjeve është nga 60 në 90 ditë. Është e dëshirueshme që kryetarët e partive të ulen përpara se të shpallen zgjedhjet dhe të bien dakord për datën e zgjedhjeve, “tha Gegaj.

Fotografia e Anton GjokajNik Gjeloshaj nga Alternativës Shqiptare (ASH) vlerësoi se Ligji, me të cilin Tuzi fiton statusin e komunës, do të hyjë në fuqi më 1 shtator 2018 dhe se “gjithçka është e qartë si kristal”.

“Kam punuar shumë rreth komunës. Veçanërisht nga qershori i vitit 2016, çdo detaj e kam ndjekur, së pari si deputetë, dhe më pas si sekretar shtetëror i Ministrisë së Administratës Publike. Nuk ka asnjë detaj më të vogël që mund të veçoj i cili mund të lëjë dyshim. Ligji është i qartë edhe procedurat gjithashtu, kështu që, në bazë të kësaj, do të kemi zgjedhje për komunën e plotë të Tuzi deri në fund të nëntorit “, tha Gjeloshaj.

Ai theksoi se ishte e nevojshme të krijohej ASH që Tuzi të bëhet komunë “dhe pa referendum, siç është premtuar”: “Edhe unë personalisht hyra në ujërat politike vetëm për shkak të komunës”.

Gjeloshaj vuri në dukje se korriku i vitit 2016 ishte vendimtar për atë që vijon më 1 shtator dhe se është veçanarisht i kënaqur dhe krenar që ka “iniciuar personalisht këtë temë politikisht si deputetë në Kuvend” në të cilën vulën e vëndosen dy liderët, për të cilët shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë kanë shumë respekt.

“Marrëveshja, vullneti i mirë dhe mirëkuptimi i partive në pushtet të kryesuar nga DPS, dhe kemi arritur shumicën e nevojshme në Parlamentin e Malit të Zi dhe përmes mbështetjes kemi përgjegjësinë për zbatimin e ligjit”, tha Gjeloshaj.

Rezultat slika za ivan ivanajKëshilltari i Lidhjes Demokratike Shqiptare (LDSH) Ivan Ivanaj vlerësoi se ndoshta këtë herë do të arrihet deri te realizimi i komunës së plotë, sepse është ardhur deri te ajo pikë ku është e vështirë më të shtyhet kjo çështje.

“Ne si parti nuk ndihemi të mashtruar, sepse kurrë nuk u besuam, por populli, votuesit e tyre dhe partnerët politikë mund të ndihen ashtu, sepse i kanë mashtruar me dekada duke e shtyrë këtë çështje”, tha Ivanaj.

Ai tha se, ata që e shtunë këtë çështje dhe kundërshtuan kërkesën e përhershme parimore të LDSH-së, tani duan të marrin meritat,  “në vend që të mbajnë përgjegjësi që Malësinë e lanë pa vetqeverisje lokale”.

“Ne shpresojmë se nuk do të shpikin përsëri ” arsyen “për të cilën çështja e komunës duhet të shtyhet, tha Ivanaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!