Flamuri i Kosovës në Mal të Zi në gjysmë shtizë në nder të viktimave të aksidentit në Kroaci

Flamuri në Ambasadën e Kosovës në Mal te Zi është vendosu në gjysmë shtizë pasi që Presidentja e Kosovës, Vjosa e Osmani e ka shpallur të hënë ditë zie pas vdekjes së 10 personave në aksidenti tragjik në Kroaci.

Ambasadori i Kosovës, Ylber Hysa ka vendosur në gjysmështizë flamurin e Kosovës në ambasadën e Kosovës në Mal të Zi.

Vetaksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours” po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës.

Të dielën rrugën për në Kroaci mori kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa nga ministrat e kabinetit të tij.

Ai vizitoi të lënduarit të cilët po trajtoheshin në spitalin në Slavonski Brod.

Ndërsa mëngjesin e kësaj të hënë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla ka treguar se dy nga personat e lënduar gjenden në mjekim intensiv e që njëri nga ta është në gjendje më stabile.

E dhjetë qirinj që simbolizojnë dhjetë jetët e humbura në aksidentin në Kroaci u ndezën pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë mbrëmjen e së dielës.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!