Vera në Malësi: Aktivitete të shumta kulturore dhe sportive të organizuara nga Komuna e Tuzit

Në kuadër të aktivitetit “Vera në Malësi” për vitin 2021, Komuna e Tuzit ka paraparë disa aktivitete kulturore e sportive, të cilat mes tjerash kanë për qëllim nxitjen e kulturës dhe sportit në komunën e Tuzit.

Për këtë javë aktivitetet janë:

Komedia e titulluar “Çifti i shqyer” nga Dario Fo, një vepër me fame botërore ku autori është vlerësuar me çmimin “Nobel”, do të realizohet nga Trupa teatrore e të rinjve “Passion”  nga Tirana, i cili do të mbahet me datë 26 korrik me fillim në ora 21:00 në Tuz.

Me 29 korrik do të mbahet mbrëmja letrare “Takohemi te Kroni i Traboinit”, në Hot -Traboin, me fillim në ora 20:30. Kjo mbrëmje ka për qëllim të bashkojë autor të shquar nga trevat shqiptare.

Aktiviteti në kuadër të sportit është gara ndërkombëtare  “Kërcimet në Tergajë” i cili do të mbahet më 31 korrik me fillim në ora 15:00, tek Cemi- Tergaja. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë mbi 20 garues nga Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Bosna e Hercegovina të cilët edhe do të shpërblehen me çmime.

Me datë 1 gusht do të organizohet Mbrëmja Muzikore Klasike nga grupi Kuarteti i Harqeve “Friends” me fillim në ora 21:00.

Mund të jetë një vizatim i 1 person dhe teksti
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!