Një vit nga marrëveshja që e bllokoi shtetin (Video)

Sot një vit më parë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi – asokohe ministër i Punëve të Jashtme – pati nënshkruar në Vjenë të Austrisë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

Një vit pas kësaj marrëveshjeje, koalicioni qeveritar ende nuk ka arrite t’i japë epilog përfundimtar.

Kundër këtij versioni është protestuar brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Për gjithë këtë prolongim dhe prodhim të tensioneve, partitë opozitare ia vënë fajin Qeverisë së Isa Mustafës.

 Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, e ka akuzuar Qeverinë Mustafa për padegjueshmëri ndaj vërejtjeve të opozitës. Përgjegjëse, sipas tij, për pasojat që ka prodhuar dhe mund të prodhojë ratifikimi eventual i marrëveshjes, është Qeveria Mustafa.

Për çështjen e demarkacionit, qëndrim të ngjashëm me dy partitë tjera opozitare ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po kërkon që kjo temë të hiqet nga rendi i ditës dhe të provohet arritja e një konsensusi nga gjithë spektri politikë përkitazi me këtë çështje. /Tribuna Channel/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!