Prishtinë dhe New York protest kundër Vuk Jeremiqit për sekretar të OKB

Vuk Jeremiq ka kandiduar për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, aty ku Kosova po synon të hyjë.

Një grup i grave të Kosovës kanë bërë thirrje që më 3 shtator të protestohet në Prishtinë kundër kandidaturës së Vuk Jeremiqit për kandidatë për Sekretar të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Kjo protestë pritet të organizohet edhe në Nju Jork më 23 shtator, ditën kur hapet edhe samiti 70-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shkruan albinfo.ch.

Ish-Ministri i Jashtë i Serbisë ishte ndër mbrojtësit më të mëdhenj të Slobodan Millosheviq, derisa ka kandiduar për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Nëse ai zgjidhet atëherë do të dëmtonte shumë Kosovën.

Shqiptarët e Amerikës iu kanë bërë thirrje të gjithëve të protestojnë para sheshit te njohur Dag Hammarskjold Plaza përballë selisë së OKB-së, në Nju Jork.

Shperndaje