Partia Demokratike e Socialistëve nuk e ka pranuar por as refuzuar iniciativën e funsionerit të Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të KU të Tuzit.
Funksioneri i PDS-së Nikollë Gegaj, deklaroi për gazetën ”Pobjeda” se partia e tij, nuk ikën kurrë nga zgjedhjet dhe se do të respektojë çdo qëndrim të Kuvendit të KU Tuz, ku së bashku me partnerët e koaliconit Partinë Boshnjake dhe UDSH-në përbëjnë shumicën.
PDS njihet si subjekt politik që nuk ikën kurrë nga zgjedhjet apo ballafaqimi me rivalët politikë, sepse jemi thellësisht të bindur se në zgjedhjet e ardhshme, kur ato të organizohen, ne do të marrim, si gjithmonë, një fitore bindëse – tha Gegaj duke mos dashur të përcaktojë qëndrimin preciz të PDS-së.
Nik Gjeloshaj dje për gazetën ”Vijesti” ka thënë se zgjedhjet në KU të Tuzit duhet të mbahen në nëntor, njëkosishtë me zgjedhjet në Mojkovc, Petnicë dhe Cetinë./Malësia.ME/