Në Tuz u promovua libri “Zhbërja e Kufirit Etnik” të autorit Martin Berishaj

Mbrëmë në ambientet e QKI ”Malësia” në Tuz, u promovua libri “Zhbërja e Kufirit Etnik” të Prof. Dr. Martin Berishaj, intelektualit shqiptar nga Malësia me banim në Slloveni.

Llibrin e tij “Zhbërja e kufirit etnik” në pamje të parë, duket sikur flitet për ngjarje konkrete që lidhen thjesht me kufirin. E vërteta është ndryshe. Në libër flitet në aspektin teorik. Ndërthuren së bashku faktorë njerëzorë, historikë, gjeografikë, antropologjikë, kulturorë, politikë, fetarë dhe kështu me radhë, përfshi dhe faktorë dhe elementë shumë teknikë. Autori trajton kryesisht kufirin ndërmjet shteteve. Shtetet kombe e kanë më të lehtë për identifikim kufijsh. Shtetet me prani të shumë etnive prezantohen me kufij shtetërorë, por kuptohet, jo me kufij etnikë. Kjo ndoshta është edhe arsyeja e gjetjes së titullit “Zhbërja e kufirit etnik”. Pra, flitet për bërje të kufirit dhe njëherazi për zhbërje të kufirit etnik.

Për librin folën:

Fran Camaj, shkrimtar.
Nikollë Berishaj, shkrimtar.
Prof.dr.Frashër Demaj, akademik, Prishtinë.
Prof.dr.Romeo Gurakuqi, Tiranë – Shkodër.
Prof.dr.Martin Berishaj, Lubjanë, Slloveni – Prishtinë, autori.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!