Basha thirrje shqiptarëve në Malin e Zi: Votoni masivisht listat shqiptare

Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha me anë të një statusi në Facebook iu ka bërë thirrje shqiptarve në Malin e Zi që të votojnë masivisht listat shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

“Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj”, shkruan Basha në Facebook.

Basha thotë se Shqipëria është krenare që shqiptarët atje kanë luajtur një rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO.

“Jam i bindur që faktori politik shqiptar do të vazhdojë që në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi. Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit”, shkruan Basha.

“Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit“, shkruan kryedemokrati Basha.

Shperndaje