Presidenti Hashim Thaçi thirrje shqiptarëve në Mal të Zi të votojnë masivisht

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të mërkurën u ka bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi që të marrin pjesë në zgjedhjet që pritet të mbahen të dielën. Ai tha se këto zgjedhje përbëjnë një momentum të rëndësishëm për forcimin e orientimit euroatlantik të Malit të Zi.

“U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor”, tha Thaçi.

Shperndaje