Dukaj: Mali i Zi nga mbrëmë cak i sulmeve të organizuara kibernetike – Llogaritë e qytetarëve dhe subjekteve afariste nuk rrezikohen

Serverët e Qeverisë së Malit të Zi ishin cak i një sulmi kibernetik, njoftoi Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj duke shtuar se këto ishin sulmet më të sofistikuara që kanë ndodhur deri më tani në Mal të Zi.

Dukaj tha se ekspertët e tyre po punojnë për përcaktimin e dëmeve.

“Të dhënat paraprake tregojnë se këto ishin sulmet më të sofistikuara që kanë ndodhur në Mal të Zi deri më tani dhe se ato përbëhen nga një kombinim i disa metodave të ndryshme të sulmeve kibernetike”.

Aktualisht është konfirmuar se zbulimi i hershëm i sulmit ka mundësuar që sistemet kyçe të mbeten të paprekura, por se shkalla e dëmeve është duke u përcaktuar, pas së cilës do të jepen informacione më të sakta.

Ndonëse disa shërbime aktualisht janë të çaktivizuara përkohësisht për arsye sigurie, siguria e llogarive të qytetarëve dhe subjekteve afariste dhe të dhënave të tyre nuk është e rretikuar në asnjë mënyrë, deklaroi Dukaj. /Malëdia.ME/

Shperndaje