Pacolli porosi liderëve shqiptar: Qëndroni bashkë, sepse bashkë jemi më të fortë

Zëvendëskryeministari i parë i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli gjatë vizitës në Mal të Zi është takuar edhe me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare.

Në takim morën pjesë Nazif Cungu nga Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Gjeka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Malin e Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Ata mes të tjerash biseduam për gjendjen e shqiptarëve në Malit të Zi sikur edhe për raportet mes dy shteteve fqinje.

Pacolli kishte edhe një porosi për politikanët shqiptar në Mal të Zi.

Qëndroni bashkë, sepse bashkë jemi më të fortë. Ju do të jeni më të fortë, por edhe ne si komb do të jemi të fortë, ishte porosia e Pacollit.

Pacolli gjtë qëndrimit të ti në Mal të Zi pritet të vizitojë edhe Komunën e Ulqinit, ku do të takohet me drejtuesit komunal.

 Anton-GjokajAnton Gjokaj
 Fotografia e Behgjet Pacolli
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!