Formohet komisioni për kufijë: Alibashiq dhe Haxhi nga pozita, Gjeloshaj nga opozita

Kuvendi i komunës në kuadër të Kryeqytetit-Tuz ka themeluar Këshillin organizativ për krijimin e kushteve për fillimin e punëve të komunës së sapo themeluar të Tuzit, në përbërje:

  • mr Miomir Jakshiq, sekretar i Sekretariatit për financa, përfaqësues i Kryeqytetit-Podgorica,
  •  Malladen Illiq, drejtor i Drejtorisë për prona,  përfaqësues i Kryeqytetit-Podgorica,
  •  Olliver Markoviq, sekretar i Sekretariatit për për planifikim dhe rregullimin e hapësirës dhe mbrojtjen e ambientit jetësor,  përfaqësues i Kryeqytetit-Podgorica,
  • mr Emin Haxhi, UD sekretar i Sekretariatit për financa, të ardhurat lokale dhe investime përfaqësues i Komunës së Tuzit,
  • Nik Gjeloshaj, këshilltar në Kuvendin e komunës në kuadër të Kryeqytetit-Tuz, përfaqësues i Komunës së Tuzit,
  • Nermin Alibashiq, UD sekretar i shërbimit të Kuvendit të komunës përfaqësues në kuadër të Kryeqytetit-Tuz, i Komunës së Tuzit
  •  Jadranka Vukçeviq, drejtoresh e Drejtorisë për vetëqeverisje lokale, përfaqësuese e Ministrisë së administratës publike.

Detyra e Këshillit është të propozojë:

  • mënyrën e rregullimit të mardhënieve ndërmjet Kryeqytetit dhe komunës së sapo themeluar të Tuzit,
  • ndarjen territoriale ndërmjet Kryeqytetit dhe komunës së sapo themeluar të Tuzit,
  • metodën për ndarjen e pronës ndërmjet Kryeqytetit dhe komunës së sapo themeluar të Tuzit,
  • si dhe aktivitete të tjera për krijimin e kushteve për fillimin e funksionit të komunës së sapo themeluar të Tuzit

/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!